150 refugjatë grevë urie në Serbi, duan të kalojnë në BE
Rreth 150 emigrantë të ardhur nga Afganistani dhe Pakistani, kanë hyrë në grevë urie, me kusht plotësimin e kërkesës së vetme që ata kanë. Bëhet fjalë për kalimin në vendet e Bashkimit Europian.
Muajin e kaluar Hungaria përforcoi ligjet ndaj emigrantëve, përfshirë arrestimin e tyre nëse kapen tetë kilometër afër kufirit.
Ata paralajmërojnë se do të refuzojnë ushqimin derisa Hungaria të hap kufirin. “Ne jemi në grevë urie, nuk hamë asgjë. Siç mund ta shikoni ushqimi është atje, askush nuk dëshiron të hajë apo edhe të pijë dhe kjo gjendje vazhdon prej ditësh”, thotë Abdul Malek, 40 vjec nga Afganistani. “Aleksandar Vulin, ministri i Serbisë për Çështjet Sociale, është shprehur se autoritetet do të përpiqen të parandalojnë ndonjë trazirë të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

