16 ditë hetime, zhdukje apo inskenim? Lala: Vajza me të cilën u pa Martinaj është figurë publike

Asnjë shenjë nuk ka për fatin final të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Kur kanë kaluar 16 ditë nga denoncimi i familjarëve, zhvillime ka pasur vetëm ndaj shokëve. Gjykata e Kurbinit la dje në burg policin Jeton Lami që dyshohet se e ndihmoi, transportoi dhe përkrahu për t’u fshehur jo vetëm policisë, por edhe kundërshtarëve.

Kallëzimi i xhaxhait të tij, Faik Martinaj u depozitua në polici më 10 gusht. Prej asaj dite policia ka administruar të dhëna kontradiktore, por nga ana tjetër ka krijuar një ide se ku strehohej dhe fshihej i shumëkërkuari nga SPAK dhe nga hasmi.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se vajza me të cilën u pa Ervis Martinaj për herë të fundit është një personazh publik. Lala bëri me dije se Martinaj atë natë është parë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, ku kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP