Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

16-vjeçari që tronditi vendin, rrëfen si u mbyt dhe u hodh në ujë trupi i Dritës

Aktualitet E enjte, 9 Janar 2020 11:43
16-vjeçari që tronditi vendin, rrëfen si u mbyt dhe u hodh në ujë trupi i Dritës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drita Saliaj, jetonte e vetme në banesën e saj, ndërkohë që në mesnatën e 5 janarit 2020 është sulmuar dhe më pas vrarë nga tre persona që për policinë dhe prokurorinë e Fierit, janë 16-vjeçari Saliaj, nipi i burrit të viktimës dhe dy shokët e tij Sindi Shehaj e Ervis Zotaj. Gjithçka është treguar nga goja e protagonistit të këtij krimi, 16-vjeçarit Saliaj, ku siç rrëfen ai, dy shokët e tij i Ervisi dhe Sindi, i kishin thënë ”Do të ikim të marrim hashashin në shtëpinë e Dritës, gruas së Hair Saliaj”.

16-vjeçari tregon se nuk ka hyrë në banesë por ka qëndruar jashtë shtëpisë së Dritës dhe pas 30 minutave ka parë se Ervisi dhe Sindi kanë dalë jashtë, ku në duar mbanin trupin e pajetë të Dritës, duke i kërkuar ndihmë që ta fusnin në makinë.  I mituri ka pohuar në polici, se nuk ka asnjë lidhje me krimin e rëndë dhe se para se të ndodhte ngjarja, ai ishte në shtëpinë e gjyshit të tij në një fshat tjetër. Me Sindin dhe Ervisin, ishin takuar në autostradë dhe pasi e kanë marrë në makinë, sipas tij ata i kanë propozuar për të shkuar në mesnatë në shtëpinë e Drita Saliaj. Ajo që ngreh shumë pikëpyetje për grupin e hetimit është fakti se në banesën e familjes së Saliaj që ndodhet 30 metra larg asaj të viktimës, gjatë këqyrjes së saj, mbi tavolinë janë gjetur 4 pjata me përmbajtje ushqimi dhe një gotë ujë, gjë e cila ka ngritur dyshime të forta se tre autorët kanë qënë bashkë dhe kanë hartuar një plan konkret.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej në rëfimin para oficerëve dhe një prokurori të seksionit të të miturve në prokurorinë e Fierit, Luis Saliaj ka treguar se si më poshtë: “Unë i thashë, S. Shehaj dhe Ervisit, mua mos më ngatërroni me këto gjëra, por Ervisi më qëlloi me pëllëmbë në fytyrë duke më sharë “…mbylle gojën se të q… robt…”. Kur erdhëm në fshatin Gjerpës, rreth orës 00:30 të datës 5 janar 2020, u afruam te shtëpia e Dritës, duke i rënë nga rruga prapa shtëpisë së saj, ku mua më lanë te puseta që ndodhet 20 metra pas shtëpisë së Dritës, ndërsa vetë S.Shehaj me Ervisin, e kanë lënë makinën e tyre te porta e vogël, pas shtëpisë së saj. Ervisi me S.Shehaj kanë hyrë në avllinë e shtëpisë së Dritës, dhe kanë trokitur te dera e shtëpisë, ku unë pashë dhe dëgjova që Ervisi i ra derës dhe i tha nga jashtë:“…Drita jam unë, Visi…”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drita më pas ka hapur derën nga brenda shtëpisë së saj dhe ata të dy kanë hyrë brenda, ku kanë qëndruar afro gjysmë ore në shtëpi. Më pas, kam parë që Ervisi me S.Shehaj, e kanë nxjerrë Dritën të lidhur nga duart prapa dhe këmbët me spango. Unë, pasi i pashë se çfarë po bënin Ervisi me S.Shehaj , u kam folur nga puseta ku isha: “…Çfarë po bëni kështu…”, por Ervisi më tha:“…hajde këtu poshtë…”. Unë kam vajtur te vendi ku ishte makina e tyre dhe në kohën që po fusnin Dritën, të lidhur brenda në makinë, u them edhe një herë: “…Çfarë po bëni ore, çfarë bëni….?”, por Ervisi më godet me shqelm duke më rrëzuar përtokë dhe duke më sharë më thotë fjalët: “…do ta vrasim, prandaj mbyll gojën të q… robt dhe dil me vrap te kodra sipër….”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Në atë moment, që ata po fusnin Dritën brenda në makinë, pashë që Drita kishte të veshur një bluzë si të kuqe dhe pantallona me ngjyrë të zezë. Pasi e futën Dritën të lidhur në sediljen e pasme të makinës së S.Shehaj, ai u ul në sediljen e shoferit, ndërsa Ervisi u ul në sediljen e parë të pasagjerit dhe u larguan me automjetin e tyre në drejtim të liqenit të Çerjes. S’qaroj se liqeni i Çerjes ndodhet pas liqenit të Lumare 1 dhe Lumare 2, dhe unë i pashë që po shkonin në drejtimin e lartpërmendur nëpërmjet dritave të makinës së S.Shehaj . Më pas, unë jam larguar i vetëm në këmbë në drejtim të Povlës dhe pas afro një orë, S.Sheaj me Ervisin më gjetën në rrugë duke ecur te benzinata në Povël dhe më kanë kërkuar që të hipja në makinën e tyre.

Më pas më kanë çuar te lokali 24-orësh në Poçem, ku edhe më kanë zbritur. Kur më zbritën, Ervisi më tha fjalët: “…mos më dil më përpara syve…” dhe së bashku me S.Shehaj, u larguan për në drejtim të rrugës së Hekalit, që shkon për në Ballsh. Unë më pas kam pirë i vetëm kafe te lokali 24-orësh në Poçem dhe rreth orës 05:30 ka ardhur përsëri S.Shehaj me automjetin e tij te lokali 24-orësh në Poçem. Kam hipur në makinën e tij. Në atë moment, S.Shehaj më tha që “…Ervisin e lashë në Hekal…”, pasi atje kishte lënë makinën e tij. Më pas S.Shehaj i më çoi te shtëpia e gjyshit tim në Roms dhe pas kësaj, ai u largua. Që nga ai moment që S.Shehaj më çoi te shtëpia e gjyshit e deri ditën e sotme, unë nuk jam takuar dhe nuk kam komunikuar as me S.Shehaj dhe as me Ervisin. Në mbrëmjen e datës 6 janar 2020, unë i kam thënë nënës sime , se çfarë kishte ndodhur me Dritën dhe pas kësaj, nëna komunikoi me xhaxhanë tim R.Saliaj që jeton në Fier dhe të tre më pas kemi vajtur për të informuar për ngjarjen e ndodhur te Komisariati i Policisë Mallakastër”.

Marrë nga Shqiptarja.com

Etiketat e lidhura

16-vjeçariDrita Saliajvrasja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.