16-vjeçarja u refuzua për nuse! Loja dhe shantazhet nga të rinjtë çuan në masakër. Autori-17-vjeçarit: Ti nuk jeton më
Një flirt veror që shkoi në kërcënime, shkaktoi tragjedinë e së mërkurës në qendër të Klosit. Prej muajsh, 16-vjeçarja Sara Mjeshtri nga një fshat i Klosit, ishte nën kërcënimet dhe shantazhet e vazhdueshme të djalit që pëlqente dhe të kushëririt të tij. 17-vjeçari Kenado Shira i cili u vra nga babai i Sarës, e ka shantazhuar atë, duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot intime që kishte në rrjetet sociale.
3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula (djali i tezës së Kenados) ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës, ka refuzuar që të shkojë edhe të shkojë në shkollë.
Fatmir Mjeshtri, xhaxhi i vajzës, thotë se atë e kërcënonim me fotot nudo. Po ashtu ka zbuluar edhe momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte nuse për djalin, Kenado, por ky i fundit e ka refuzuar pasi është shprehur se vajza ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.
Po ashtu ai ka treguar se familjes i erdhi në telefon një mesazh ku thuhej ”Vajza është me djalin e Eglantin Hasulës dhe po ju turpëron. Kujdes”. Fatmiri thotë se në një lokal në Klos u ulën për të sqaruar ngjarjen dhe jo për t’u konfliktuar me familjen Hasula dhe Shira, të cilat kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Gjatë bisedës, xhaxhai i Sarës tregon se Renato Hasula iu tha se me vajzën kanë pasur një njohje 3-mujore dhe më pas e kanë ndërprerë marrëdhënien. Ky i fundit ka thënë se vajza Sara më pas ka folur me Kenado Shirën, djalin e tij të tezes.
Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”. Por 17-vjeçari Kenado Shira ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie edhe me kushëririn e tij, me Renato Hasulën.
Po ashtu xhaxhai tjetër i vajzës, Besnik Mjeshtri ka rrëfyer se ç’ndodhi në kafenë ku tre familjet, Hasula, Shira dhe Mjeshtri ishin ulur për t’u sqarua. Ai ka treguar për mediat, se dy adoleshentët nisën të debatojnë me njëri tjetrin në tavolinë, lidhur me mesazhet që i kishin dërguar vajzës, të cilat edhe i kishin printuar në fletë.
I pranishëm aty ka qenë edhe autori Fiqëri Mjeshtri, i cili i ka kërkuar babait të Kenandos që të marrë vajzën e tij për djalit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke thënë se adoleshentja ishte në një lidhje me Renato Hasulën. Në debat e sipër, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Ilir dhe Kenad Shirës (baba e bir), si edhe ndaj Eglantin Hasulës dhe djalit të tij, Renatos (po ashtu baba e bir). Besniku tregoi se kur i vëllai pa që 17-vjeçari ishte gjallë, shkoi e qëlloi sërish dhe i tha “ti nuk jeton më”.
Për shkak të kërcënimeve, 16-vjeçarja ka kaluar në gjendje depresive dhe e kanë dërguar në spital dy herë. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më pas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.