16-vjetori, Elona Guri: LSI theu monopolet e politikës së vjetër

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri, në 16-vjetorin e themelimit të kësaj force politike, shprehet se parimet që sollën krijimin e LSI vijojnë të jenë aktuale dhe sot.

“16 vite nga themelimi i saj në 6 shtator 2004 LSI sot është rritur dhe maturuar. Ndër vite janë bashkuar në familjen e saj të madhe qytetarë të shumtë që kanë përqafuar idealet dhe vizionin për një Shqipëri më të mirë, me punësim dhe zhvillim të prekshëm nga të gjithë.  Në 16 vite LSI theu monopolet e politikës së vjetër për të fuqizuar rininë, gratë dhe qytetarë e thjeshtë. Në 2020 vazhdojmë të ndërtojmë mbi parimet dhe vlerat e themeluesit të saj forcën që do të dijë ti shërbejë çdo shqiptari që do të ndërtojë të ardhmen këtu në shtëpinë e tij, në Shqipëri! LSI për Shqipërinë”,- shprehet Elona Guri në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/elona.guri/videos/10207878798845818

SHKARKO APP