16 vrasje mafioze pa autorë, Elbasani një fushë beteje

16 vrasje mafiozë u regjistruan gjatë vitit 2021. Ngjarja e parë e sitlit mafioz u regjistrua në Durrës ku shenjestër e plumbave u bë Edmir Bregu, një person me të shkuar kriminale. Pas Durrësit në Vlorë po më të njëjtën mënyrë veprimi u vra Gentian Qarri, edhe kjo ngjarje pa autor.

Mond Çekiçi ia kishte dalë të mbyllte hesapet me drejtësinë por jo me armiqtë e tij. Personazhi i njohur si anëtar i bandës së Durrësit u ekzekuta në makinën e tij ndërkohë që ngjarja vijon të jëtë pa autor. E pazbardhur mbetet edhe vrasja e shtetasit Bardhok Pllanaj në Shkodër.

Elbasani, qyteti i cili viteve të fundit është kthyer në një fushë betejë meë 11 maj u vra Everest Caka nga vrasës me pagesë, e ndërsa 10 ditë më vonë në Vlorë ekzekutohet Delon Troqe. Ngjarjet vijojnë të jenë pa autor.

Nga 1 nëntori deri në 28 dhjetor u regjistruan 4 ngjarje kriminale me eleminimin e pesë personave Xhelal Reçi, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, Can Karriqi dhe Albi Bashalliu. Për këto ngjarje hetimet kanë mbetur në vendnumëro pasi atentatorët kanë qenë të mirëpërgatitur, duke mos lënë asnjë gjurmë.

SHKARKO APP