FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1631 teste të akredituara, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj: Garancia më e mirë për sigurinë e produkteve ushqimore

Në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), tashmë sigurohet kryerja e të gjitha analizave sipas kërkesave teknike të BE-së dhe standardeve të biosigurisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nga aty thotë se siguria ushqimore është një prioritet i rëndësishëm për qeverinë.

“1631 testet e akredituara në ISUV, nga 6 teste që ishin në 2013, janë garancia më e mirë për sigurinë e produkteve ushqimore, duke ofruar një mbrojtje për çdo konsumator”, deklaroi ministrja.

Për më tepër Denaj theksoi se ISUV po luan një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe në përmirësimin e standardeve ushqimore në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përkushtimi ynë i përbashkët është për të siguruar që produktet ushqimore që arrijnë në tavolinat tona janë të sigurta dhe cilësore, dhe kjo falë përparimeve teknologjike dhe metodave të avancuara të testimit, ku ISUV po luan një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe në përmirësimin e standardeve ushqimore në vend”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?