169 profesionet e lira që do të taksohen nga 1 Janari në Shqipëri

Nga 1 Janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit si profesionistë të lirë nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të jenë pjesë e skemës 15-23% sipas të ardhurave të deklaruara.

Pas miratimit nga qeveria, tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare lista me profesionet që preken nga ky regjim i ri. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione, ndër të cilët përfshihen operatorët turistikë, avokatët, kontabilistët, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, shërbimet IT, muzikantët, mjekët, dentistët, sportistët etj.

Për herë të parë pjesë e skemës së re të taksimit, janë edhe personat që përfitojnë të ardhura nga platformat Tik-Tok, Instagram, You Tube, të cilët do të tatohen 15%.

 

SHKARKO APP