17 vjeçari në Sharrë; Kush e punësoi në të zezë?

17-vjeçari Ardit Gjoklaj ishte punësuar në landfillin në Sharrë dhe punonte në të zezë, por kush e ka punësuar atë? Është pyetja që ka grupi hetimor, e që për këtë ka nisur një hetim.

Lidhur me këtë është pyetur shtetasi Bujar Daja, i punësuar si ekonomist i firmës 3R. Ai është shprehur se detyrën për të punësuar njerëz e kishte i shpalluri në kërkim, Edurim Teqja, administrator i firmës. Edhe ky shtetas ka mohuar të kishte informacion për adoleshentin.

Prokuroria deklaron se: ”Megjithëse në dokumentacion rezulton se përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Sharrë ishte caktuar Teqja, në të vërtetë këtë funksion e kryente si i paregjistruar shtetasi Besnik Braha, për të cilin më herët gjykata ka vendosur masën “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braha i është përgjigjur organit të akuzës se një ditë pas tragjedisë, ai ka shkuar në landfill për të furnizuar mjetet dhe dy orë më pas është telefonuar nga shtetasi Elton Meta. Përgjegjësi i turnit të parë e ka njoftuar se punonjësit kanë zbuluar një trup të pajetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pyetur nga prokurorët, fillmisht drejtuesit e firmës janë shprehur se nuk e njohin viktimën, duke hedhur dyshimet se ndonjë makinë e plehrave e kishte hedhur aty, version ky që është rrëzuar nga hetimet e mëpasshme.

Prokuroria thotë se nga këqyrja dhe ekspertiza, rezulton se adoleshenti është goditur nga eskavatori që drejtohej nga Edmond Kallari, aktualisht nën arrest me burg për veprën drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?