Revolucion në La Liga, çip brenda topit për ta zbuluar automatikisht “offside”

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka paralajmëruar një risi teknologjike që mund të ndryshojë mënyrën se si gjykohet pozicioni jashtë loje në futbollin spanjoll.

Sipas tij, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, liga planifikon të vendosë një çip brenda topit, i cili do të përcaktojë me saktësi momentin kur topi goditet nga lojtari: “Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ne do të vendosim një çip brenda topit, që përcakton nëse lojtari ishte në pozicion jashtë loje në momentin e saktw kur topi u godit”.

Synimi i këtij sistemi është të eliminojë debatet e shumta që lindin nga përdorimi i VAR-it dhe interpretimi i pamjeve video.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duam që kjo të varet nga kornizat (‘frames’) që përdoren. Duam ta bëjmë zbulimin e pozicionit jashtë loje plotesisht automatik”,  shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse projekti realizohet me sukses, La Liga mund të bëhet një nga kampionatet e para në botë që përdor një sistem kaq të avancuar për të përcaktuar pozicionin jashtë loje (offside).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?