17-vjeçari shiste automatikun, arrestohet shoferi i taksisë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi në autostradën Fier-Vlorë u sekuestrua një armë zjarri që e posedonte një 17-vjeçar. Uniformat blu sqarojnë se kanë vënë në pranga drejtuesin e taksisë, në të cilën ishte pasagjer adoleshenti, ku edhe u gjet arma e zjarrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “The Passenger”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Fier. Gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, në bagazhin e taksisë me drejtues shtetasin I. B. dhe pasagjer një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatike, që dyshohet se 17-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, po e transportonte drejt Vlorës, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shoferi i taksisë është i përfshirë në këtë rast, pasi ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për transportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj. Po ashtu policia vijon punën për kapjen e shtetasit E. Gj., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?