17-vjeçari shqiptar aksidentohet rëndë me makinë në Greqi, humbet jetën

Një aksident ka ndodhur së fundmi në Greqi. Mësohet se është aksidentuar një 17-vjeçar shqiptar i cili banonte në Oropou. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.

17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X. I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por autoritetet kanë rrethuar zonë duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit, një 30-vjeçar shqiptar që banonte në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?