17-vjeçarja e arratisur, gjendet në Berat me të dashurin
Një fejesë pa dëshirën e saj, u bë shkaktarja që minorenia të largohet nga shtëpia. Pas denoncimit të familjarëve, policia e ka gjendur në Berat shtetasen M.R nga Marinza e Fierit. Familja e saj e kishte denoncuar në polici, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.
Gjetja e adoleshentes erdhi pas më shumë se 2 muaj kërkimesh dhe ajo ishte në qytetin e Beratit, dhe ndodhej nën shoqërinë e një djali. Lajmin e konfirmojnë edhe familjarët e vajzës, të cilët thonë se, në momentin kur vajza është gjetur ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.
Ndërkohë, ata kanë falënderuar edhe policinë për punën e bërë për gjetjen e vajzës së tyre.
17-vjeçarja nga Marinza e Roskovecit u zhduk dhe familja pas kërkimeve të dështuara kërkoi edhe ndihmën e policisë. Ata ishin të frikësuar se e mitura mund të trafikohej në Kosovë për qëllim prostitucioni.
KOHA JONË SONDAZH

