Rama në Durrës për kanalet ujitëse Dako: Kemi investuar 60 mln lekë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako ka ndjekur nga afër punimet për rivitalizimin dhe vënien në funksion të kanaleve ujitëse që rikthejnë nën ujë 6 mijë hektarë tokë bujqësore.

Kryebashkiaku i Durrësit tha se kjo zonë ishte lënë në harresë për më shumë se dy dekada.

“Rezervuarin e hapëm 2 muaj më parë, tani realizuam edhe këtë kanal vaditës. Ka një vlerë të punimeve rreth 60 milionë lekë. Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë” – tha Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punimet për këtë investim të ndarë në dy faza priten që brenda dy javësh të  kenë përfunduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arteria kryesore është 7 kilometra dhe kanalet e dyta janë rreth 21 kilometra, të cilët u vunë në punë brenda 30 ditëve dhe vunë gati 5-6 mijë hektarë në ujë për këtë periudhë.

Faza e parë ka përfunduar dhe skema tjetër përfundon brenda 10-15 ditësh. I kemi kushtuar shumë rëndësi veprave të artit për hyrjen e familjarëve,  ura, me mjete, me këmbësorë, plus dhe pastrimet janë bërë në mënyrë perfektë” – u shpreh drejtuesi i punimeve.

“Kishte 10 vjet që nuk hapej as porta. 10 vitet e fundit që nuk kishte ujë fare, sepse nuk lëvizte porta. Tani është bërë kanali me beton, gjë e mirë” – tha një fermer i fshatit Manëz.

Rehabilitimi i sistemit të ujitjes e kullimit është pjesë e rëndësishme e programit të qeverisë për rimëkëmbjen e bujqësisë, me ndikim pozitiv që në sezonin e ardhshëm bujqësor jo vetëm në rritjen e ekonomisë së familjeve fermerë, por edhe të ekonomisë kombëtarë.

Më pas kryeministri u ndal për të parë nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës Vrinë- fshati Rinia e cila më parë ishte e pakalueshme nga gropat. Ndërhyrja në këtë rrugë kap një vlerë investimi prej 81 milionë lekë

Rruga lidhet me bregdetin dhe vitet e fundit është rritur frekuentimi i kësaj zone nga pushuesit. Edhe aty u hap kantieri i punës për rikonstruksionin e saj, një investim prej 81 milionë lekë.

“Kjo është një rrugë 5.5 kilometra, që i shërben afro 5 mijë banorëve të kësaj zone. Kjo është zonë jo vetëm industriale, bujqësore por dhe zonë turistike, sepse përfundimi i kësaj rruge lidh autostradën me bregdetin. Pra, është një plazh i ri, një zonë e re për të zhvilluar dhe këtë vit ka pasur shumë pushues” – u shpreh kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.

Rikonstruksioni i rrugës u realizua një vit pasi iu premtua banorëve të zonës, të cilët Kryetari i Bashkisë i siguroi për investime të tjera në infrastrukturë.

“Ka një popullim shumë të madh dhe të banorëve të rinj, por dhe të turistëve ditor nga Durrësi, sepse është një plazh shumë i pastër, ka një rërë shumë të mirë.

Këtu janë gjithë qytetarë të rinj, të ardhur nga përmbytja e Fierzës, në viti ’94 -’95, bashkia i ka ardhur goxha në ndihmë, si me përmirësimin e infrastrukturës dhe me legalizimet ,por dhe me urbanizimin në përgjithësi. Rrugën ua premtuam në fushatë dhe pothuajse në një vit e realizuam” – u shpreh kryetari i Bashkisë.

durres-2 durres

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?