18-25 gusht, pelegrinazhi në Malin e Tomorrit
Tashmë ështe kthyer në traditë çdo vit nga data 18 deri në 25 gusht të zhvillohet peligrinazhi në malin e Tomorrit, për kremtimin e festës bektashiane të Abaz Aliut.
Pelegrinë të shumtë nga rrethe te ndryshme te vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia e vende të tjera do të vizitojnë malin e Tomorrit në festën rituale të përvitshme.
Në majën e 2379 metrave të malit të Tomorrit, në Berat, gjendet një teqe e vogël, e rregulluar vitet e fundit ku besimtarat e vizitoret ndezin qirinj e bëjnë ritualet e këtij sekti fetar, për fat e mbarësi.
Për mbarëvajtjen e këtij peligrinazhi stukturat vendore përkatese kane marrë masat për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë pelegrinet vendas e të huaj që do të marrin pjesë, ndërsa janë përcaktuar edhe vendqëndrimet e automjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

