18 aksidente rrugore në ditë, shefi i Urgjencës Kombëtare: Kujdes alkoolin dhe vendosni rripat

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se në këtë periudhë përveç shtimit lëvizjeve dhe numrit të makinave ne rruge dëmi në njerëz është dhe më i madh pasi makinat mbushen me qytetarë që shkojnë në plazhe. Për të mbrojtur fëmijët, por dhe veten Brataj këshillon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit. “Kujdes me alkoolin, vendosni rripat, vendosni sediljet e fëmijëve”, thotë Brataj. Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?