18 familje në Durrës përfitojnë banesa të reja nga procesi i rindërtimit

18 familje të Durrësit u bënë me shtëpi të reja, pas zhvillimit të shorteut publik për shpërndarjen e apartamenteve në Zonën e Re për Zhvillim në Spitallë. Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako bëri të ditur se apartamentet e shpërndara u përkasin familjeve përfituese nga procesi i rindërtimit.

“U zhvillua shorteu publik ku u shpërndanë apartamentet të cilat i përkasin banorëve përfitues nga procesi i rindërtimit, në Zonën e Re për Zhvillim në Spitallë”, deklaroi Sako. Ajo theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë të hapur dhe transparente, në prani të familjeve përfituese dhe komisionit të posaçëm.

“Shorteu publik, i hapur dhe transparent u zhvillua në prani të familjeve përfituese dhe komisionit të posaçëm. Tashmë këto familje do të jetojnë në banesa të sigurta, moderne dhe me standarde bashkëkohore”, u shpreh kryebashkiakja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi i rindërtimit vijon me synimin për t’u siguruar familjeve të prekura nga tërmeti banesa të reja dhe kushte më të mira jetese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?