18 pozitivë vetëm në vatrën e Krujës. Specialistët apel qytetarëve dhe sipërmarrësve: Kujdes, në kushtet e lehtësimit të masave…

Teksa shifrat e të prekurve shenojnë rritje të ndjeshme, specilistët dhe ministria e Shëndetësisë ka dalë sot me nje apel të fortë drejtuar qytetarëve dhe sipërmarrësve.

Kujtojmë se vetëm në vatrën e Krujës, në fasoneri, dhe nga kontaktet kanë rezultuar pozitivë 18 persona, dhe një në Mat, po nga kontaktet me persona të fasonerisë.

“Shifrat në rritje të të prekurve, distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit”- apeloi specialistja e ISHP-së, Genta Qirjako, duke shtuar se “Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat”.

Ministria i rikujton të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.

“Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale”,- theksoi MSH.

Kujtojme qe nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40

SHKARKO APP