18-vjeçarja: Arditi punoi me mua deri në 3:30 natën që e vranë, po fshihet një krim
Dëshmitë kontradiktore mbi vrasjen makabër ndaj 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, ka shtuar dyshime tek Prokuroria, e cila sipas burime, pohon se ndodhet përballë fshehjes së krimit. Ngjarja që shoki të gjithë e ndodhur në Landfillin e Sharrës, deri më tani është konsideruar aksidentale. Të arrestuarit kanë pohuar njëzëri, se ata nuk e njohin 17-vjeçarin, ndoshta duke shfrytëzuar faktin se ai po punonte në të zezë.
Ka qenë dëshmia e një punonjëseje tjetër, kolege me viktimën, e cila ka nxjerrë në pah para hetuesve se Arditi ka qenë me të deri në mbrëmje. Një vajzë me iniciale Z.B., rreth 18 vjeçe, ka dëshmuar për prokurorinë se natën e krimit ka punuar brenda landfillit bashkë me Ardit Gjoklajn deri në orën 3:30 të natës.
Dëshmia e vajzës me iniciale Z.B. hedh poshtë pretendimin e të arrestuarve duke konfirmuar se Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, punonte prej mëse një muaji brenda landfillit në kategorinë e mbeturinave.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama ka deklaruar se personi që u gjet i vdekur nuk ishte punëtor i tij, por nuk ka dhënë shpjegime nëse i mungonte ndonjë nga punëtorët që ai kishte në përgjegjësi megjithëse detyra e tij është të kontrollojë punën e te drejtojë punëtorët. Pikëpyetje është mbi dëshminë e Edmond Kallari, drejtues i mjetit ekskavator me kovë, i cili ka deklaruar se ka punuar nga ora 19:00 deri në orën 7.00 të mëngjesit të ditës tjetër, duke marrë mbetje dhe duke i çuar tek Elevatori. Ky pohim është rrëzuar nga pamjet filmike, të marra nga kamerat e landfilldit.
Ato nxjerrim zbuluar se ai nuk ka punuar në të njëjtin vend por rreth orës 5.00, ai ka lëvizur për 40 minuta nga vendi i punës, për nga vendi ku ka punuar viktima nga transportieri i ri, siç ka deklaruar kolegia e 17 vjeçarit. Ekspertët kanë përcaktuar se vdekja e Gjoklaj ka ndodhur pas orës 3.30. Për këtë ngjarje aktualisht prokuroria ka të arrestuar 3 persona, punonjës të firmës “3R”, ndërsa është në kërkim administratori i kësaj firme.
Në kërkim nga prokuroria është shpallur edhe Edurim Teqja, nga Peqini, administrator i 3K.shpk, firmës që e kishte punësuar viktimën pa dokumenta, siguracion shëndetësor dhe shoqëror.
KOHA JONË SONDAZH

