18-vjetori i mbërritjes së Familjes Mbretërore në Shqipëri. Presidenti Meta: Një akt vlerësimi për kontributet e Ahmet Zogut

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 18-vjetorin e mbërritjes në Shqipëri të familjes mbretërore. Në një postim në Facebook, kreu ishte shprehet se “rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët. Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern”.

Një vlerësim të veçantë kreu i shtetit bën për Mbretëreshën Geraldinë, duke e cilësuar si shembull të sakrificës dhe vetëmohimit.

“Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën. Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut”,- shprehet kreu i shtetit.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook.

“Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët. Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm për realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/vb.1477517792294489/262794411667166/?type=2&theater

https://arkiva.kohajone.com/si-u-realizua-kthimi-i-familjes-mbreterore-shqiptare-ne-atdhe/

 

SHKARKO APP