180 të dyshuar për terrorizëm nën hetim në Gjermani

Më shumë se 180 të dyshuar terroristë për lidhje të dyshuara me grupet ekstremiste në Siri, janë duke u hetuar në Gjermani, pas zbulimit të një komploti që kishte synin për të sulmuar një nga qytetet më të mëdha në Gjermani.

Këtë informacion e ka bërë të ditur, “The Indepedent”, ku përmes një artikulli ka nënvizuar se: “Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë në Berlin, i tha prokurorisë se janë zhvilluar 120 hetime në më shumë se për 180 të dyshuar dhe të pandehur “në lidhje me luftën civile siriane për anëtarësimin e tyre ose mbështetjen e një organizate terroriste”.

Më tej në shkrim, thuhet se deri më tani tre personat e arrestuar këtë javë për komplot në Düsseldorf, e ku një anëtar i katërt i qelizës ju ka pranuar autoriteteve në Francë, se ata ishin duke planifikuar për të nisur bomba vetëvrasëse në Düsseldorf, në një format të ngjashëm me sulmet e Parisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet e medias lokale tha se të dyshuarit e arrestuar janë sirian, që janë strehuar si azilkërkuesit në North Rhine-Westphalia, Brandenburg dhe Baden-Württemberg, duke nxitur shqetësime në lidhje me mundësinë e ekstremistëve në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ajo shton se: “Zyra e prokurorisë federale tha se tre prej të dyshuarve u nisën në Europë nga Siria nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë, rrugë dominante e refugjatëve që vijnë në Gjermani. Një zëdhënës tha se nuk ishte në gjendje për të konfirmuar statusin e tyre ligjor”.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme gjermane për “The Indepdent”, është shprehur se shumë herët për të bërë një “rivlerësim themelor”, në lidhje me seriozitetin e kërcënimit. Janë 499 ekstremistë të mundshëm nën vëzhgim nga Gjermania por nuk ka informacione të mëtejshëm mbi kombësinë e tyre. Katër të dyshuarit, Hamza C, Mahood B, Abd Arahman AK dhe Saleh A mbetet në paraburgim.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?