Niko Peleshi nderon gratë shqiptare: “Shtyllë e shoqërisë dhe burim frymëzimi për të gjithë”

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.

Në mesazhin e tij, ai shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin, forcën dhe përkushtimin e grave në familje, shoqëri dhe në jetën publike, duke theksuar se ato përbëjnë një faktor të rëndësishëm për progresin dhe zhvillimin e vendit.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe angazhimin e grave shqiptare në të gjitha fushat e jetës, duke uruar që kjo ditë të shërbejë si një moment reflektimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe mbështetjes së tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?