180 të paraburgosur në Vlorë drejt riintegrimit

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Vlorë ka organizuar për 180 të paraburgosur festën e fundvitit. Atmosferë e ngrohtë, muzikë dhe të ftuar, të paraburgosurit kanë ndjerë aromën e festave.

Engjëllush Avdulaj, kreu i këtij institucioni, tha se gjatë këtij viti i është kushtuar rëndësi e veçantë riedukimit dhe riintegrimit të të paraburgosurve. Si shembull u soll rasti i 90 prej tyre, që tashmë gëzojnë një diplomë profesionale, ku synohet hapja e klasave të shkollës së mesme.

Të ftuarve u janë dhuruar punë dore të vetë të paraburgosurve, ndërsa të veshur me kostume popullore, këta të fundit kanë kënduar isopolifoni e i janë gëzuar festës. Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal si dhe komuniteteve ferare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?