19-vjeçari u vra për hakmarrje, nëna prek me fjalët: Shteti të na mbrojë, ”faji” i tim biri ishte se…

19-vjeçari Erjon Xhenje është ekzekutuar nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Ky i fundit ndonëse është në kërkim për përfshirje në një tjetër atentat, nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë.

Elvira Xhenje, ka thyer heshtjen dhe prek me fjalët teksa përshkruan djalin e saj, i cili u vra teksa pinte kafen në një lokal. Ajo tha për mediat se ”faji” i djalit ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penale. Mes të tjerash ajo i ka bërë thirrje shtetit që të ofrojë mbrojtje.

”Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushëinjtë e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish”,-thotë nëna.

Bajram Çekorja e ka kryer vrasjen në një kohë kur ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë, atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçit. Edhe pse në kërkim policor, Çekorja nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë.

Reagimi i plotë

Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetem. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi një fëmijë të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë.

Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushëinjtë e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish.

Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është edukuar me vlera dhe i ka manifestuar në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim.

Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje, pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë nje djalë besimtar. Jam e sigurtë që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.

SHKARKO APP