19 vjet nga tragjedia e 9 janarit, familjarët kërkojnë drejtësi: SPAK nuk nis hetimet

28 shqiptarë humbën jetën në detin Jon në vitin 2004, dhe kur kanë kaluar 19 vite nga tragjedia, familjarët nuk reshtin së kërkuari drejtësinë e munguar.

“Nuk na kanë dhënë, e nuk na japin drejtësi! Aq sa punojmë ne për zbardhjen e ngjarjes, aq punojnë ata kriminel të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që të mos zbardhet. Fajin e ka prokuroria, se çështja penale asnjëherë s’ka kaluar në gjykatë. Nëse zbardhet, deputetë e ministra përfundojnë në burg”, tha Nikolle Mhilli, anëtar i shoqatës “9 Janari”.

Çështja nuk është hetuar, ndaj dy vite më parë, shoqata ”9 janari” dorëzoi padinë në SPAK me shpresë tek strukturat e reja të drejtësisë. Tashmë kanë marrë një përgjigje negative.

Swiss Digital Desktop Reklama

28 shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre nga qarku i Shkodrës u mbytën në detin e trazuar më 9 janar të 2004-ës, teksa kishin ndërmarrë lundrimin me gomone drejt Italisë. 18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 janarit, 8 persona rezultojnë të zhdukur, njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre dhe skafistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?