2.5 ton drogë drejt Italisë, Apeli nuk ndryshon dënimin për bandën
Gjykata Apelit për Krime të Rënda lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.
Apeli la në fuqi dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila. Për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur, duke kaluar shërbim prove.
Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët, konkretisht 15 vite burg për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë Aurel Lazen u la në fuqi dënimi me 2 vite burg.
I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë. Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.
KOHA JONË SONDAZH

