2 akuza nga SPAK, Vangjush Dako nesër del para Gjykatës Speciale
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të dalë nesër (e enjte), ora 10:00 para gjykatës speciale. Në këtë seancë Dako do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij, nga ana e SPAK.
Vangjush Dako sipas SPAK ka shpërdoruar detyrën duke dhënë një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019
Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014-2015, me vlerë 22 mln lekë.
Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.