2 ditët që sollën largimin e Didit dhe arrestin e Bajraktarit

Një vonesë prej vetëm dy ditësh ka sjellë arrestimin e kreut të zyrës së Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes Loreta Alla, ndërkohë ka detyruar dhe kryepolicin Artan Didi të japë dorëheqjen.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka arritur të mësojë të gjithë dinamikën që ka ndjekur urdhër-arresti i lëshuar nga autoritet e drejtësisë belge për deputetin Mark Frroku dhe bashkëpuntorët e tij si dhe veprimet që ka kryer shefi i Interpol Tiranës për ta përcjellë urdhërin tek eprorët e tij.

Sipas verifikimeve treguar dje në sallën e gjykatës nga avokati i Bajraktarit, Ardian Visha, ka qenë një gabim dy ditor, pasi njoftimi për shpalljen në kërkim të Mark Frrokut, ka mbërritur në Tiranë të enjten në 18 mars të 2015, nga zyra e Interpolit në Lion.

SHKARKO APP