2 mijë lekë policit për të shmangur gjobën, në pranga 27-vjeçari

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tek  mbikalimi i liqenit , duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë     AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për  veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?