2 vjet burg për kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

Mesditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg kryetarin e Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu, njëheresh edhe kandidati i shpallur sërish nga PD për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Mbi Mziun rëndonin akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Portali Albeu njofton se gjykata ka vendosur t’i heqë kryetarit aktual të Bashkisë Kamëz të drejtën për të ushtruar funksione publike.

Menjëherë pas vendimit në fjalë, në një prononcim të shkurtër për mediat, avokati i Xhelal Mziut ka thënë se vendimi do apelohet, pasi nuk është i formës së prerë. Ai ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në këtë çështje.

SHKARKO APP