2 vjet pas vrasjes së Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet

2 vite pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona. Organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, ndërsa për Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ndaj dy të akuzuarve për vrasjen me dashje të kryer në bashkëpunim, gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërkohë që tre të akuzuarit e tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, detyrim paraqitje.

Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 42 vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit e shkaktuar nga goditja me grusht. Përveç ekspertizës mjeko ligjore prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?