20 fëmijë polakë me simptoma helmimi, drejtoresha e spitalit: Shkak ushqimi ose ekspozimi në diell

Fëmijët e paraqitur në urgjencë mbrëmjen e sotme me simtoma helmimi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Vlorë, Bruna Mersini në një prononcim për mediat, bëri me dije se bëhet fjalë për një grup turistësh nga Polonia të cilët e kishin nisur udhëtimin mëngjesin e kësaj të premteje nga Shkodra.

Nga 50 që ishin në autobus, rreth 20 prej tyre të moshës 14-15 vjeç kanë paraqitur simptoma. Sa i përket shkakut, mjekët dyshojnë se mund të jetë bërë ushqimi që kanë konsumuar ose orët e shumta të kaluara në diell. Shkaku i saktë do të dihet pas kryerjes së hetimit epidemiologjik për rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?