20 marsi Dita e Astrologjisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Astrologjisë në botë. Kjo ditë festohet më 20 mars, si ditë respekti, e diku edhe pushimi nga astrologët dhe entuziastët e artrologjisë. 20 marsi është parë nga astrologët si fillimi (dita e parë) i vitit të astrologjisë. Është dita e parë e plotë e shenjës së Dashit, ku edhe fillon horoskopi, që për astrologët është shumë i rëndësishëm.  Astrologët e shohin horoskopin si një rreth, Dashi është shenja e parë që e fillon rrethin, apo shpjeguar më thjeshtë fillon nga numri 12 i orës e edhe vazhdon lëvizjen në drejtim të saj. Dita ndërkombëtare e Astrologjisë festohet varësisht nga dita e ekuinoksit, që fillon pikërisht sonte.

SHKARKO APP