20 nxënës, mësues dhe prindër marshim paqësor në Elbasan për Martinin

Protestë për sigurinë në shkolla është zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit. Ndryshe nga kryeqyteti ku sensibilizimi pas ngjarjes së rëndë ka qenë maksimal, me disa protesta radhazi para Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrja në organizimin e Elbasanit ka qenë tejet minimale, ku më pak se 20 persona kanë dalë në shesh.

Disa adoleshentë pjesëmarrës në protestë mbajnë në duar pankarta me foton e të ndjerit Martin Cani, ndërsa marshimi ka qenë paqësor. Mësues dhe prindër që morën pjesë thanë se gjithçka nis nga familja, ndaj sensibilizimi duhet të jetë maksimal pas vrasjes së 14-vjeçarit.

“Autoriteti mësuesit duhet të forcohet nga shteti. Oficeri sigurisë duhet të jetë vigjilent jo indiferent. Rrjetet sociale janë shkatërruese”, thanë njëzëri pjesëmarrësit në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?