20 të shtruar në spital dhe 189 raste aktive, Manastirliu: Punë e palodhur në Infektiv
Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19 dhe lajmi i mirë po ashtu është se janë vetëm 20 pacientë të shtruar në spitalin e Infektivit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga spitali Infektiv ku janë duke u trajtuar edhe 20 pacientë të infektuar me virus. ”Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital”, shkruan Manastirliu.
Por ministrja kërkon kujdes dhe vigjilencë. ”Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.