20 turistë në Vlorë shtrohen në spital, mes të helmuarve janë edhe fëmijë. Flet mjekja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Thuhet se 20 turistë të huaj janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Vlorës. Turistët ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan. Mes të helmuarve janë edhe fëmijë.
Lorena Arapaj, drejtoresha e urgjencës në Vlorë, u shpreh se shkak i fëmijëve të helmuar nga Polonia mund të ketë qenë edhe ekspozimi në diell.
“Aktualisht kemi 20 deri në 25 dhe diku 6-7 të rinj në repartin e pediatrisë. Mendojmë se këta fëmijë janë nisur nga Shkodra, mund të ketë qenë ekspozimi i tepërt në diell ose ndonjë ushqim që kanë ngrënë gjatë rrugës. Për momentin nuk kemi informacion nëse do të i vijnë të tjerë, janë stabël”,-tha Arapaj.