20-vjeçari përplas turisten nga Nepali, të dy përfundojnë te Trauma në gjendje të rëndë

Një turiste nga Nepali është përplasur nga një motorr në Berat. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, tek Ura e Varur. Ajo po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?