20 vjeçari që aksidentoi pë vdekje nënën e dy fëmijëve, përdorues kokaine

Andrea Memollari, 20 vjeçari është personi më i përfolur momentalisht në media, kjo për shkak se i mori jetën nënës së dy fëmijëve në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Memollari, ka lindur në mars të vitit 1996 në qytetin e Çorovodës dhe banues në Lushnje.

Sipas burimeve bëhet me dije se ai është pajisur me lejen e drejtimit në vitin 2014. Kohë më parë, 20 vjeçari është dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, pasi tentoi të korruptojë një punonjës të Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u kap duke ecur me shpejtësi të madhe, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u ndoq dhe u ndalua nga policia, Memollari u përpjek të korruptojë oficerin duke i ofruar 500 lekë. “Merre, pini një kafe dhe mos më vononi se kam një takim”, ka thënë ai në momentin që u përball me policinë. Ashtu sikurse vihet re edhe nga fotot, Andrea Memollari, konsumon lëndë narkotike, të tipit kokainë. Memollari, gjithashtu shfaqet edhe si një admirues i madh jo vetëm shpejtësisë së madhe, por edhe makinave luksoze me fuqi motorike tepër të lartë.

Më shumë se dy javë, semafori në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti, që i mori jetën një gruaje 37 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, nuk funksionon. Mësohet se nga mëngjesi deri në mbrëmje, ai pulson me ngjyrën portokalli dhe vetëm në orët e vona punon ashtu siç duhet. Gjithashtu, në pjesën më të madhe të kohës, aty nuk është vënë re asnjë polic rrugor. Kjo gjë ka risjellë jo vetëm vështirësi të mëdha në qarkullimin e makinave, por siç duket është shndërruar edhe në një burim shumë serioz të aksidenteve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?