20 vjeçari rrezikon jetën nëse s’bën transplant veshke (VIDEO)

Një 20 vjeçar banues në Shijak, kërkon ndihmë për të mundësuar ndërhyrjen e transplantit të veshkës, jetësore për të. I riu i sëmurë thotë se prindërit nuk kanë mundësi financiare të përballojnë koston e madhe të operacionit, që kryhet vetëm në spitalet jashtë vendit.

Një 20-vjeçar nga Shijaku rrezikon jetën, pasi prej dy muajsh ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e mosfunksionimit të veshkave. Marsel Domi, thotë se ndonëse rregullisht ka kryer procesin e dializës, mjekët i kanë kërkuar në mënyrë urgjente të bëjë transplant veshkash, një ndërhyrje e papërballueshme për familjen e tij.

Marsel Domi: “ E ndjej lodhjen. Jam i këputur shumë dhe nuk ndjehem mirë.Mjekët thonë për transplant. Unë po vazhdoj dializën dhe nuk e di se çfarë do bëjmë.Është shumë vlerë e lartë për mua, nuk e përballoj dot”.

I ndodhur para kësaj situate, babai i 20-vjeçarit bënë apel për ndihmë për jetën e të birit.

Gëzim Domi: “Ne këtë situatë nuk e përballojmë dot. Jemi pa punë. Vetëm gruaja punon. 2000 lekë në muaj marrim. Nuk kam çfarë të bëj tjetër. Djalin e kam sëmurë. Nuk kam ku të mbështetem me asnjë vend. I lutem shtetit, biznesmenëve, popullit human të më ndihmojnë që dhe djali im të bëhet si të gjithë të tjerët”.

Prindërit e 20-vjeçarit shprehen se shuma e kërkuar për transplantin e të birit fillon nga 60 mijë euro, deri në 120 mijë, dhe mund të kryehet vetëm në spitalet jashtë vendit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=I5wmSwxnE-8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP