20 vjet burg për 6 punojësit e Hipotekës Vlorë. Lejuan ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Bashës

 

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar rreth 20 vite burg për gjashtë punjoës të hipotekës së Vlorës që kanë hipotekuar jashtë rregullave Pllatin e vjerrit të Lulzim Bashës në Vlorë që u shemb në fund të vitit 2013. Duke paraqitur konkluzionet e saj pas hetimeve per “Kompleksin Jon”, prokuroria pretendon se ne baze te provave qe ajo ka siguruar,  ish-punonjësit e Z.Rr.P.P Vlorë, kane kryer veprime te kundraligjshme dhe kane shperdoruar detyren. Per 6 ish-zyrtaret e Z.Rr.P.P Vlorë, organi i akuzes ka kerkuar deklarimin fajtor dhe denimin e tyre me 20 vite burg. Pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ishte ndërtuar nga vjehrri i kryetarit të opozites Lulzim Basha.

Nga hetimet e kryera për procedimin penal nga Task-Forca për Mbrojtjen e Territorit, në datën 18.12.2013, Prokuroria thote se është arritur në përfundimin se:

–          Janë kryer veprime të kundraligjshme lidhur me rregjistrimin e pasurisë së paluajtshme me nr.16/8, zona kadastrale nr.8602, me sipërfaqe 1663 m², të ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, si dhe lidhur me azhornimin e hartës treguese lidhur me këtë pasuri, të rregjistruar fillimisht në bashkëpronësi të trashëgimtarëve të familjes Ndini, pasi në hartën treguese të Z.Rr.P.P Vlorë  është përfshirë në përbërje të kësaj pasurie sipërfaqja ujore e detit në masën 364.6 m².

Në këtë rast sipërfaqeja ujore e detit prej 364.6 m² në hartën treguese të Z.Rr.P.P Vlorë është rregjistruar si tokë truall dhe si pjesë përbërëse e pasurisë së paluajtshme nr.16/8, zona kadastrale nr.8602, të ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

–          Janë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin lidhur me zbatimin e lejës së ndërtimit të miratuar në favor të subjektit ndërtues “G.B. A-Konstruksion” sh.p.k, pasi sipërfaqeja e bazës së objektit të ndërtuar ka qënë më e madhe se sipërfaqeja e njollës së ndërtimit të miratuar me vendimin me nr.5/6, datë 17.08.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë.

Po kështu, gjatë zbatimit të lejës së ndërtimit sipërfaqeja e truallit është zgjeruar më tej në drejtim të detit, ku përvec sipërfaqes ujore prej 364.6 m² që përfshihej në hartën treguese të pasurisë së paluajtshme, është shtuar në drejtim të detit edhe një sipërfaqe tjetër prej 2235 m² më tepër. Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen e detit që është rregjistruar në hartën e rregjistrimit, është shtuar në drejtim të detit gjithsej sipërfaqeja prej 2534.6 m². Kjo sipërfaqe toke është krijuar duke hedhur në drejtim të detit dhe duke përshtatur materiale të ndryshme inerte.

–          Janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme që konsistojnë në dokumentacionin për përfundimin e punimeve të objektit, i cili është dërguar nga Bashkia Vlorë për në Z.Rr.P.P Vlorë. Në rastin konkret nga autoriteti përgjegjës i planifikimit nuk është lëshuar akti “leja e përdorimit” të strukturës, i cili është akti që konfirmon përfundimin e punimeve në përputhje me kushtet e lejës së ndërtimit. Pavarësisht se ky akt mungon, dokumentacioni lidhur me përfundimin e punimeve është dërguar nga Bashkia Vlorë në Z.Rr.P.P Vlorë, me qëllim rregjistrimin e objektit të ndërtuar. Ndërkohë, duke pasur parasysh mospërputhjet midis sipërfaqes së bazës së objektit të ndërtuar dhe sipërfaqes së njollës së ndërtimit, duhet që të ishte lëshuar akti i konstatimit të mospërputhshmërisë, sic edhe është parashikuar në nenin 79 të ligjit nr.10119, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar.

–          Janë kryer veprime të kundraligjshme lidhur me rregjistrimin e objektit të ndërtuar në Z.Rr.P.P Vlorë, pasi është rregjistruar objekti dhe të gjitha njësitë përbërëse të objektit te ndertuar, për të cilin nuk është lëshuar “leja e përdorimit” nga autoriteti përgjegjës i planifikimit. Leja e përdorimit është akt i domosdoshëm për rregjistrimin e objektit, sic edhe është parashikuar në nenin 13 të ligjit nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar.

Në seancën gjyqësore të datës 31.03.2015 nga ana e Prokurorit janë lexuar konkluzionet përfundimtare lidhur me këtë cështje penale, në të cilën i është kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë;

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Sulcepër kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  2. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurës Blerina Dhramipër kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
  4. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Darjan Hudhrapër kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  6. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Lindita Azizaj (Jaupaj)për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penaldhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
  8. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurës Merita Tartaripër kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
  10. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurës Mirela Mucopër kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
  12. Në bazë të nenit 35/2 të K.Penal kërkojmë që të caktohet edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 2 (dy) vit.

SHKARKO APP