200 ha tokë në Balldren të Lezhës janë përmbytur. Emergjencat: Po monitorojmë situatën
Edhe në qarkun e Lezhës ka probleme serioze nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Emergjencat Civile raportojnë se deri më tani janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë depresive të kënetës Kakarriq, nj.ad. Balldren, bashkisë Lezhë.
Njoftimi i plotë:
-Situata në qarkun Lezhë, ora 09.00, paraqitet e qete.
-Gjate 24 oreve, kemi reshje me intensitet te ulet rradh meditare, ne rreth 23 mm.
Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:
-Niveli i ujrave ne shtreterit e lumenjeve dhe sistemin kullues eshte ne kuota normale;
-Hidrovoret punojne me kapacitetin te plote dhe kuatat ne basenet e tyre jane ne kuata normale;
-Ne tokat depresive te kenetes Kakarriq, nj.ad. Balldren, bashkis Lezhe kemi rreth 200 ha te permbytura;
-Rezevuaret jane ne moniturim;
-Rruget nacionale, rurale dhe bashkiake, jane te kalushme pa problem;
-Furrnizimi me energji elektrike po mbahet nen kontroll;