2000 lekë policit për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet

Një 27 vjeçar nga Durrësi u arrestua në flagrancë për mitdhënie.Shtetasi me iniciale O.V u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Dervish Hima” në kryqytet. Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli, pork y i fundit ka tentuar ti japë 2000 të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur testit të alkoolit.

Në video dëgjohet efektivi që i kërkon patentën të riut që ishte i shoqëruar dhe nga një tjetër person.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari bashkë me lejen e drejtimit i fut dhe 2000 lekëshin.Ndërkohë efektivi i thotë: Mos bëj gabim! Më pas lajmëron patrullën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Ora News - 2000 lekë policit për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?