2015-a mbërriti në Zelandën e Re dhe Australi!

Viti i Ri 2015 ka hyrë zyrtarisht në disa vende të globit. Festimet e shoqëruara me spektaklet e fishekzjarreve kanë pushtuar sheshet e Zelandës së Re Australisë, banorët e të cilave festojnë të parët ardhjen e vitit të ri.

Fllimisht qiejt e Auklandit në Zelandën e Re janë ndriçuar nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që shënuan ndërrimin e viteve, spektakël që dy orë më pas u përsërit edhe në Sidnej, ku mijëra banorë të kryeqytetit australian nisën numërimin mbrapsht në shesh. Festimet e Sindejt u transmetuan live nga televizionet botërore.

Më pas viti i ri ”do të shkojë” në Japoni dhe Kinë, përpara se ”të vijë” në Evropë.

Të fundit që do ta presin vitin e ri janë banorët e ishujve Samoa, të cilët tradicionalisht e festojnë në plazhe.

SHKARKO APP