2021 nis me aksidente, 2 viktima dhe 10 të plagosur

Foto ilustruese
Foto ilustruese

2021 nisi me ngjarje tragjike. Pas vrasjes së dy motrave, në 3 ditë kanë humbur jetën nga aksidentet 2 qytetarë.

Dy viktima dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve të shënuara në ditën e tretë të vitit.

24 vjeçari, Denis Dedgjonaj, humbi jetën pasi mjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga superstraden Lezhë-Milot dhe përfundoi pranë një biznesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja u shënua rreth orës 3:00 të mëngjesit, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit. Në makinë udhëtonte edhe Ndue Pjetri si pasagjer i cili mbeti i plagosur rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa aksidenteve të rënda të shënuara në rrugët e vendit në 3 ditët e para të vitit 2021.

Në dy ditët e para të vitit policia pezulloi 62 patenta, pasi shoferët u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, të cilat janë dy nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?