2023 troket edhe në Shqipëri, ”Koha Jonë” uron shqiptarët kudo që ndodhen: Një vit të mbarë!

Viti 2023 ka trokitur edhe në Shqipëri. Redaksia e ”Koha Jonë” uron të gjithë shqipëtarët, kudo që të ndodhen, për një vit të begatë me shëndet, mirësi dhe më të mirë se 2022!

Mijëra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në mesnatë, për të festuar ndërrimin e viteve. Temperaturat e favorshme bënë që njerëzit të ishin të shumtë në shesh dhe rrugët e kryeqytetit, për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023.

Edhe në qytetet kryesore të vendit, si në Durrës, Vlorë, Shkodër e Korçë, etj. autoritetet lokale kishin organizuar koncerte, shoqëruar me fishekzjarrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qoftë vit i begatë për shqiptarët kudo që ndodhen!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?