21% e të rinjve të papunë, eksperti Muço: 3 shkaqet kryesore

Moshat e reja në vend e kanë më të vështirë gjetjen e një pune. Sipas të dhënave të INSTAT, tek grupmosha 15-29-vjeç shkalla e papunësisë është më e lartë dhe për pasojë edhe niveli i punësimit është më i ulët. Ekspertët për çështjet e punësimit listojnë disa nga faktorët që ndikojnë në nivelin e papunësisë tek të rinjtë.

”Kjo ndodh për një sërë faktorësh. Është mospërputhja midis profileve të shkollimit të tyre në raport me kërkesat specifike të tregut të punës i cili më së shumti kërkon profesione në kuadrin e zanateve. Së dyti është mungesa e meritokracisë qoftë në punësim qoftë në promovim. Së treti është fakti që një pjesë e konsiderueshme e të rinjve kanë pamjaftueshmëri informacioni për mënyrë se si duhet të kërkojë punën”, tha eksperti Erion Muça.

Në 6 mujorin e parë të këtij viti jashtë tregut të punës ishin 71 mijë e 538 të rijnë deri në 29-vjeç, me një rënie prej më shumë se 3 mijë krahasuar me 2019. Edhe paga e ulët sipas ekspertit Muça ndikon në demoralizimin e të rinjve. ”Një pjesë e të rinjve fillojnë punë part-time që në universitet kryesisht në call-center dhe paguhen mirë për orët që punojnë. Kjo pagë e mirë që marrin ju krijon atyre edhe pritshmëri artificiale për pagën në të ardhmen dhe kthehen në pasiv për kërkuar dhe për tu punësuar në profesionin e tyre”, thekson eksperti.

E rëndësishme për tu punësuar është edhe pasja e praktikës në profesion. “Sot stimulohen më shumë nga tregu i punës ata persona që i kanë zhvilluar aftësitë e tyre profesionale që në vitin e parë. Me këtë konkurrencë që ka tregu studentët sot duhet ti zhvillojnë njohuritë dhe të mos ja lënë çdo gjë arsimit të lartë. Duhet të avancojnë në gjuhë të huaj, të njohin programe specifike, që nëpërmjet aftësive të tyre të rrisin shanset për tu për tu punësuar. Me rëndësi është edhe promovimi i vetes së tyre”, pohon Muço.

SHKARKO APP