“21 janari”, Garda paditi Prendin, gjykata e Tiranës shpall moskompetencën

Disa ditë pasi Garda e Republikës paditi ish-kreun e saj Ndrea Prendi, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën. Dosja e çështjes është dërguar nga gjykata e Tiranës në gjykatën administrative.

Juristët e Gardës së Republikës depozituan në Gjykatën e Tiranës padinë civile sipas të cilës Ndrea Prendi dhe ish-vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjeshin për dëmshpërblimin ekonomik të tre nga katër viktimave të 21 janarit 2011.

Sipas padisë, Prendi dhe Llupo duhet të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milion euro që Garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmshpërblimi kërkohet vetëm për 3 nga viktimat e 21 janarit, ku është faktuar se u ka ardhur vdekja nga arma e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?