21 Janari, Manja: Familjarët e 4 dëshmorëve nuk mund të mbahen peng nga gjyqtarë eunukë

Në godinën e Kryeministrisë nisi ceremonia përkujtimore e 21 janarit. Ministri i Drejësisë, Ulsi Manja tha se familjarët e 4 dëshmorëve nuk mund të mbahen peng nga gjyqtarë eunukë.

”Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 Janarin, si krim shtetëror është ende në ajër dhe tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë Vetting-u të paaftë profesionalisht. Ata punojnë me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme”,- tha Manja.

“Ne si opozitë në atë kohë të pashpresë për shqiptarët u premtuam një drejtësi të re dhe drejtësi të plotë për viktimat e 21 janarit.

Kontrata e Edi Ramës dhe PS-së me shqiptarët në vitin 2013 qe jo thjeshtë reformimi, por rithemelimi i një drejtësie të pavarur si guri i themelit për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. E premtuam dhe e bëmë”, tha Manja.

SHKARKO APP