Forbes: Shqipëria një nga 6 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit

Vetëm gjashtë vende të NATO-s kanë dalë hapur në mbështetje të operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ndërsa shumica e të tjerëve preferojnë një qëndrim neutral ose kritik, sipas një raporti të Forbes.

Mes vendeve që kanë shprehur mbështetje janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lituania, Letonia dhe Republika Çeke. Zyrtarët e tyre argumentojnë se rreziku nga programi bërthamor i Iranit dhe destabilizimi i Lindjes së Mesme janë arsyet kryesore për qëndrimin pro-operacioneve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, lidhi mbështetjen e Shqipërisë me tensionet diplomatike të mëparshme me Iranin, duke e prezantuar vendin si një aleat të fortë të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në rrjetin X, Rama deklaroi: “Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake të Izraelit” dhe dënoi sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Çekia kanë bërë të qartë mbështetjen e tyre, duke theksuar se qëllimi është frenimi i programit bërthamor iranian dhe ruajtja e stabilitetit rajonal. Shumica e vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe Luksemburgun, kanë qëndruar neutralë, ndërsa disa, si Itali dhe Spanjë, janë shprehur kritikisht ndaj sulmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?