“21 Janari”, Taulant Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane

Në prag të 15-vjetorit të 21 Janarit, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e cilësuar si tragjedi dhe krim shtetëror, për të cilin ende pritet drejtësi e plotë.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ndërsa institucionet e drejtësisë, veçanërisht Prokuroria e Posaçme, pritet të zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Ballës, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por ka përgjegjësi kushtetuese për kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së, në respekt të shtetit të së drejtës dhe të kujtesës për viktimat e 21 Janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?